Shqip  | Srpski  | English



Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Kërko:

 

         OBJEKTIVAT  STRATEGJIKE TË  KRPP-së  PËR PERIUDHËN 2010-2011

 

   

  

Sipas Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës Nr 02/L-99, i cili ka hyrë në fuqi më 06 Qershor 2009, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, është  kompetent  për  zhvillimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të sistemit të prokurimit publik në Kosovë, dhe i ushtron funksionet që i jepen nga ky ligj.

KRPP-ja ka edhe këto kompetenca dhe autorizime :

·         Vendosë rregulla të hollësishme për të siguruar zbatimin adekuat të LPP-së;

·         Nxjerrë dhe publikon interpretime me shkrim, si dhe ofron ndihmë teknike dhe këshilla autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik për zbatimin e dispozitave të LPP-së;

·         Krijon dhe mirëmbanë faqen informative në internet që i ofron publikut qasje të pakufizuar në të dhënat mbi prokurimin publik në Kosovë, si dhe mundëson përmirësimin e publikimeve të kërkuara sipas LPP-së;

·         Mbështet IKAP-in dhe autoritetet tjera publike  të trajnimit dhe arsimimit për të siguruar trajnimin dhe afësimin e zyrtrëve të prokurimit publik në tërë Kosovën;

·         Të fillojë dhe mbështesë zhvillimin prokurimit elektronik dhe komunikimin mbrenda fushës së prokurimit publik;

·         Të grumbullojë, analizojë dhe publikojë informacionet për procedurat e prokurimit publik dhe kontratat publike të dhëna;

·         Bashkëpunon me organizatata tjera brenda dhe jashtë vendit për çështjet që lidhen me prokurimin publik;

·         Propozon Qeverisë dhe Kuvendit masat për përmirësimin e sistemit  të prokurimit publik, dhe përmirësimin e këtij Ligji;

    

Duke pasur parasysh kompetencat dhe përgjegjësit që i ka KRPP-ja, dhe me qëllim të avansimit të sistemit të prokurimit publik në Kosovë për periudhën e ardhshme dyvjeçare  2010 - 2011 ka parapa këto objektiva prioritare:

 

Si objektiva të përgjithshme të  KRPP-së për periudhen 2010 - 2011 janë: 

-       Të sigurojë  mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike në Kosovë , sipas kërkesave që dalin nga Ligji për Prokurim Publik

-       Të promovojë efiçencën dhe efektivitetin në përdorimin e fondeve publike si dhe të kontribuojë në zvogëlimin e mundësive për mashtrim, korrupsion dhe  keqpërdorim të fondeve publike të Kosovës.

 

Ndërsa objektivat specifike janë :

·              Të avansojë e sistemin ekzistues per prokurim publik në Kosovë  në pajtueshmëri  me legjislacionin e BE-së

·              Të krijojë një kornizë institucionale moderne dhe transparente të prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin e BE-së

·              Të rrisë qasjen në informacione lidhur me tenderët publik dhe në përgjithësi lidhur me prokurimin publik

·              Të ngrisë vetëdijen dhe njohuritë në mesin e autoriteteve kontraktuese, operatorëve ekonomikë, institucioneve të prokurimit publik dhe publikut të gjerë

 

Duke marrë para sysh se  KRPP-ja përbëhet nga  katër departamente, objektivat parësore sipas departamenteve janë :

 

Objektivat e  Departamentit për Rregulla 

1.      Përpilimi i Rregullave dhe komplet legjislacionit dytesor mbi prokurimin publik;

  1. Ndryshimi dhe plotësimi i rregullave të aprovuara (nëse është e nevojshme);

3.      Angazhimi lidhur me ndryshimin e LPP-së (Reformimi  i  Sistemit të Prokurimit Publik);

4.      Dhënja e ndihmës profesionale autoriteteve  kontraktuese në nivelin e pushtetit lokal dhe qëndror me qëllim të efektivitetit  dhe azhuritetit të sistemit të prokurimit në përgjithësi;

5.      Avansimi  i mëtutjeshem  i tavolines ndihmese në kuadër  te Departamentit te Rregullave te KRPP-së;

6.      Shtimi i kontrollit ndaj autoriteteve kontraktuese, për të verifikuar se sa dhe si po zbatohen dispozitat në sistemin e prokurimit,  dhe si po funksionojnë  praktikisht aktet nënligjore të aprovuara;

  1. Bashkëpunimi i vazhdueshëm me departamentet tjera të KRPP-së;
  2. Vënia e kontakteve, inicimi dhe thellimi i bashkëpunimit me ekspertët eminent ligjor në nivel të universitetit për të cilët mendohet se mund të ndihmojnë në avancimin e sistemit të prokurimit në Kosovë;
  3. Kontrollimi analitik i kohëpaskohshëm me qëllim të verifikimit të realizimit të objektivave të parapara.  

 

 Objektivat e Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Monitorimit

 

1.      Avancimi i sistemit  të prokurimit publik në Kosovë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të LPP-së, përmes aktiviteteve të mbikqyrjes dhe monitorimit;

2.      Mbikëqyrja dhe monitorimi i një numri sa më të madh të autoriteteve kontraktuese lidhur me zbatimin e dispozitave të Ligjit për Prokurim Publik në Kosovë si dhe të rregullave të nxjerra nga KRPP-ja.

3.      Krijimi i një metodologjie të përshtatshme të raportimit që i mundësojnë KRPP-së:

a.       të identifikoj përparësitë dhe dobësitë në zbatimin të LPP-së dhe të rregullave të prokurimit të aprovuara nga KRPP-ja;

b.      të identifikoj fusha që kanë nevojë të përmirësohen  dhe zhvillohen;

c.       të japë vlerësime sa më të sakta lidhur me gjendjen e sistemit në Kosovë si dhe në mënyrë individuale për autoritetet kontraktuese;

d.      të bëjë rekomandime të duhura për ndryshimin e legjislacionit primar dhe sekondar të prokurimit me qëllim të avancimit të sistemit të prokurimit publik në përgjithësi.

4.      Ngritja e vetëdijes dhe përgjegjësisë së zyrtarëve të prokurimit dhe të atyre që janë të involvuar në procesin e prokurimit përmes takimeve të drejtpërdrejta, këshillave dhe dhënies së rekomandimeve duke u mbështetur në gjetjet e konstatuara nga aktivitetet e mbikëqyrjes dhe të monitorimit;

5.      Dhenja e rekomandimeve dhe sygjrimeve autoroiteteve kontraktuese zbatimin e drejte te LPP-se dhe legjislacionit dytesor mbi prokurimin.

6.       Perpilimi i raporteve për mbikqyrje dhe monitorim në mënyrë sa më

Profesionale;

7.      Identifikimi i veshtiresive me të cilat ballafaqohen autoritetet kontraktuese gjatë  implementimit të aktiviteteve të prokurimit.

Objektivat e Departamentit të Teknologjisë Informative

1.      Avansimi dhe dizajnimi i web-faqes me rubrika të reja dhe futja e informacioneve në të tri gjuhët e parapara sipas LPP-së;

2.      Vazhdimi me publikimin e të gjitha njoftimeve dhe informative që kanë të bëjnë me prokurimin publik;

3.      Grumbullimi i raporteve vjetore mbi kontratat e nënshkruara publike nga të gjitha autoritetet kontraktuese në Kosovë si dhe hartimi i raportit të konsoliduar  vjetor  përmbledhës;

4.      Fillimi i pilot projektit dhe zbatimi i tij i plotë lidhur me futjen e shënimeve nga ana e autoritetyeve kontraktuese;

5.      Specializim i stafit në fushën e menaxhimit dhe TI-së;

6.      Pavarësimi i rrjetit dhe hostin-gut të ueb-faqes së KRPP-s;

7.      Krijimi i detyrës projektuese dhe krijimi e Regjistrit elektronik të Prokurimit Publik;

8.      Fillimi i zhvillimit të prokurimit elektronik;

 

Objektivat e Departamentit për Trajnime

 

1.      Ngritja e profesionalizmit në procesin e prokurimit përmes trajnimeve;

2.      Mbështetja e Institutit Kosovar për Administratë Publike, dhe autoriteteve tjera te trajnimit dhe arsimimit për të siguruar ngritjen e profesionalizmit në prokurim publik;

3.      Ahzhurimi dhe freskimi i vazhdueshem i moduleve të trajnimit nga fusha e  prokurimit publik;

4.      Aftësimi i një numri sa me të madh të zyrtarëve të prokurimit të autoriteteve kontraktuese si dhe personelit të KRPP-së për trajner në lëmin e prokurimit publik;

5.      Përfshirja e një numri sa me të madh të zyrtarëve të prokurimit, auditorëve të brendshëm dhe zyrtarëve të financave në trajnime;

6.      Ngritja e kompetencës së trajnuesve si dhe përmirësimi i cilësisë së programit trajnues;

7.      Bartja apo transferimi i njohurive të cilat janë të dobishme për efikasitetin e përgjithshëm të trajnimeve;

8.      Ngritja e vetëdijes së publikut për prokurimin publik përmes seminareve,     komunikimeve, debateve publike, broshurave, fetëpalosjeve, etj;

 

 

 

 

 

           

 

      Mars  2010                                                       Kryetari i KRPP-së
Prishtinë