Shqip  | Srpski  | English



Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Kërko:

        KOMISIONI RREGULLATIV I PROKURIMIT PUBLIK

 Komisioni Rregullativ i  Prokurimit Publik i Kosovës  është themeluar duke u bazuar në  nenin 81 të Ligjit  për  Prokurim Publik  Nr . 2003/17, i cili ka hyrë në  fuqi më 09  Qershor  2004, më pas i amandamentuar me rregullore Nr. 2007/20.

KRPP është agjenci e pavarur rregullatore, që do të thotë se asnjë zyrtar publik
nuk mund të ushtrojë ose të përpiqet të ushtrojë ndikim në KRPP në lidhje me ndonjë
vendim të caktuar operacional apo rregullativ të KRPP-së.
Sipas Ligjit për Prokurimin Publik të Kosovës, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik:
• Është  kompetent  për  zhvillimin  e  përgjithshëm  të sistemit të prokurimit publik në Kosovë, si dhe zbatimin e LPP-së;
• Është kompetent për monitorimin, mbikëqyrjen dhe kontrollimin e zbatimit të Ligjit për  Prokurimin Publik  të  Kosovës;
• Siguron  që sistemi i tillë të veprojë në mënyrë që të arrijë  shfrytëzim sa më  të lartë, racional, efikas dhe transparent të mjeteve publike, duke inkurajuar  konkurrencën, dhe respektuar barazinë e pjesëmarrësve  në procesin e prokurimit publik;
- Vendosë rregulla të hollësishme për të siguruar zbatimin adekuat të këtij ligji nga autoritetet kontraktuese si dhe rregulla për përdorimin dhe ekzekutimin e secilës nga procedurat e përcaktuara në Nenet 30-36 të këtij ligji; me kusht që, këto rregulla të jenë në përputhje me kërkesat dhe parimet e përcaktuara në këtë ligj si dhe çfarëdo kërkese të detyrueshme të UE-se për prokurim;
 
- të përgatisë dhe shpërndajë doracakë (manuale) të prokurimit, udhëzues, formularë dhe modele standarde për dokumentet e tenderit dhe të kontratave sipas këtij ligji në dobi të autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik;
 
- t’u japë ndihmë teknike dhe këshilla autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik për zbatimin dhe interpretimin e dispozitave të këtij ligji si dhe për të çdo dokument që nxirret nga KRPP;
 
- të nxjerrë dhe publikojë interpretime me shkrim për autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik për zbatimin dhe interpretimin e dispozitave të këtij ligji ose ndonjë dokumenti të nxjerrë nga KRPP-ja;
 
- të krijojë dhe të mirëmbajë një Regjistër elektronik të Prokurimit Publik që shërben si vend për ruajtjen e kopjeve elektronike të të gjitha njoftimeve, ftesave, deklaratave, dosjeve të tenderit, raporteve, ankesave dhe vendimeve të arkivuara ose të nxjerra në lidhje me çdo aktivitet të prokurimit të kryer ose të iniciuar nga një autoritet kontraktues;
 
- të krijojë sisteme manuale dhe elektronike për monitorimin e zbatimit të këtij ligji nga ana e autoriteteve kontraktuese, duke përfshirë përgatitjen e formularëve të raportimit që duhet të plotësohen nga të gjitha autoritetet kontraktuese subjekte të këtij Ligji;
 
- të grumbullojë, analizojë dhe publikojë informacionet për procedurat e prokurimit publik dhe kontratat publike të dhëna;
 
- për çdo vit kalendarik të përgatisë dhe dorëzojë në Qeveri dhe Kuvend një raport vjetor që analizon aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë për atë vit kalendarik, së bashku me rekomandimet për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik dhe/ose përmirësimin e këtij ligji, raport ky që dorëzohet jo më vonë se në fund të Shkurtit të vitit vijues kalendarik;
 
- të krijojë dhe mirëmbajë një faqen informative në internet që i ofron publikut qasje të pa kufizuar në (i) këtë ligj dhe gjithë legjislacionin sekondar të nxjerrë sipas këtij ligji, (ii) interpretimet dhe dokumentet e përcaktuara në këtë nen 82, dhe (iii) të gjitha informacionet që përmbahen në Regjistrin e Prokurimit Publik;
 
- të zhvillojë një sistem elektronik informativ në mbarë Kosovën për të përmirësuar publikimin e njoftimeve të kërkuara nga ky ligj dhe për të publikuar dokumentet e tenderit;
 
 
- të mbështesë IKAP dhe autoritetet tjera publike të trajnimit dhe arsimimit për të siguruar arritjen dhe mbajtjen e një niveli të lartë kompetence në radhët e Zyrtarëve të Prokurimit dhe profesionistëve të tjerë të prokurimit për zbatimin e praktikave të mira të prokurimit dhe për respektimin e këtij ligji;
 
- të fillojë dhe mbështesë zhvillimin e prokurimit elektronik dhe komunikimit brenda fushës së prokurimit publik;
 
- të përgatisë dhe mbajë një listë të autoriteteve kontraktuese që i identifikon të gjitha entitetet që janë subjekt i këtij ligji, me kusht që nëse KRPP-ja nuk e përfshin një entitet në këtë listë, kjo (mos-përfshirja) të mos vendosë çështjes se nëse entiteti është jo autoritet kontraktues në kuptim të këtij ligji; dhe
 
- të ndërveprojë dhe të bashkëpunojë me organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit për çështjet që lidhen me prokurimin publik. 

 Lart


  STRUKTURA ORGANIZATIVE

Organogrami i KRPP-së (Shkarko)

 Lart


  DEPARTAMENTI PËR RREGULLA

    Departamenti i rregullave duhet të:
1. Themelojë dhe publikojë rregullat e detajuara të prokurimit publik për të siguruar një implementim të drejtë të ligjit ekzistues nga autoritetet kontraktues, përfshirë rregullat të cilat e qeverisin përdorimin dhe kryerjen e secilës procedurë të siguruar në Nenet 30-36 të ligjit ekzistues; që siguron, megjithatë, se rregullat e tilla duhet të jenë në përputhje me kërkesat dhe parimet e caktuara nga ligji ekzistues dhe çdo kërkesë e aplikueshme në mënyrë të obligueshme e BE-së në lidhje me prokurimin.
2. Përgatisë dhe shpërndajë doracakët e prokurimit, udhëzimet, formularët standard të tenderëve dhe dokumentet e kontratës, formularët standard dhe modelet sipas ligjit ekzistues në dobi të autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik.;
3. Përforcojë vetëdijesimin në mesin e autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik të legjislacionit të prokurimit publik sikur edhe objektivave, procedurave dhe metodave të tij;
4. Sigurojë asistencë teknike dhe këshilla për autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik në aplikimin dhe interpretimin e dispozitave të ligjit ekzistues dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga KRPP-ja;
5. Sigurojë rregulla administrative të interpretueshme për autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik në aplikimin dhe interpretimin e dispozitave të ligjit ekzistues dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga KRPP-ja;
6. Ndërlidhe dhe bashkëpunojë me organizatat e tjera brenda dhe jashtë shtetit lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me kompetencat e departamentit;
7. Në pajtim me kompetencën e departamentit të përpilojë dhe dorëzojë çdo rekomandim për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik dhe/ose të ligjit ekzistues.
8. Zhvillojë kodin e etikës së prokurimit;
9. Të bëjë hartimin e planit vjetor të punës për zhvillimin e aktiviteteve për kryerjen e punëve gjatë vitit.
10. Sa herë që ka nevoje mund të sigurojë dhe konsultojë ekspert nga fushë veprimtaria e vetë deri në nivel të universitetit, me qëllim të marrjes së këshillave dhe të ndihmës konkrete për çështje të caktuara.
11. Të përgatis dhe dorëzojë në KRPP raportin vjetor i cili pasqyron aktivitetet dhe punët e kryera në kuadër të kompetencës së departamentit për atë vit kalendarik së bashku me sugjerimet, vërejtjet dhe propozimet për përmirësimin e sistemit të akteve nënligjore.

12. Të identifikojë ato rregulla, udhëzime, dokumente dhe formularë standard të tenderit dhe kontratës si dhe dokumente dhe formularë të tjerë të cilat kanë nevojë për përmirësim dhe ndryshim.

 Lart 


DEPARTAMENTI INFORMATIV

        Departamenti informativ është përgjegjës për zhvillimin strategjik të sistemit informativ të prokurimit publik në Kosovë sikur edhe për mbledhjen e statistikave të prokurimit.

      Departamenti informativ do të:

1. Themelojë dhe mirëmbajë një Regjistër të prokurimit publik, një depo për kopjet e elektronike të të gjitha njoftimeve, deklaratave, dosjeve të tenderit, raporteve, ankesave dhe vendimeve të dorëzuara apo të lëshuara në lidhje me secilin aktivitet të prokurimit të kryer apo të iniciuar nga një autoritet kontraktues;

2. Themelojë sisteme manuale dhe elektronike për monitorimin dhe përputhshmërinë e autoriteteve kontraktuese me ligjin ekzistues, përfshirë përgatitjen e formularëve raportues që do të plotësohen nga të gjitha autoritetet kontraktuese që i nënshtrohen ligjit ekzistues;

3. mbledhë dhe publikojë informacionet lidhur me procedurat e prokurimit publik dhe kontratat e dhëna publike;

4. përgatisë pjesët përkatëse të raportit vjetor të cilat analizojnë aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë të cilat ndodhin në atë vit kalendarik dhe dorëzon në Departamentin e monitorimit çdo rekomandim për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik dhe/ose të ligjit ekzistues,

5. themelojë dhe mirëmbajë një ueb-sajt informativ i cili siguron një qasje të pakufizuar për publikun në (i) ligjin ekzistues dhe tërë legjislacionin sekondar të lëshuar nën autoritetin e ligjit ekzistues, (ii) çdo rregull të interpretueshme dhe dokument i cili i referohet atyre në Nenin 70, dhe (ii) të gjitha informacionet që gjenden në Regjistrin e Prokurimit publik;

6. zhvillojë një ueb-sajt dhe një sistem informativ elektronik në tërë Kosovën për të përmirësuar publikimin e njoftimeve të kërkuara nga ligji dhe për publikimin e dokumenteve të tenderit;

7. publikojë në ueb-sajt rregullat e shkruara administrative të interpretueshme për autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik lidhur me aplikimin dhe interpretimin e dispozitave të ligjit ekzistues të siguruara nga Departamenti i rregullave dhe çdo dokument të lëshuar nga KRPP-ja;

8. iniciojë dhe mbështesë zhvillimin e prokurimit dhe komunikimit elektronik brenda fushës së prokurimit publik;

9. zhvillojë dhe mirëmbajë një listë të autoriteteve kontraktuese e cila identifikon të gjitha entitetet që i nënshtrohen ligjit;

10. ndërlidhe dhe bashkëpunojë me organizatat e tjera brenda dhe jashtë vendit në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me kompetencat e departamentit.

11. Departamenti informativ përbëhet nga Njësia e TI-së dhe Njësia e statistikave.

 Lart 


 DEPARTAMENTI PËR TRAJNIMEVE

 

 

 

 

   Departamenti i trajnimit do të:
1. mbështesë IKAP-in dhe autoritetet e tjera publike arsimore dhe të trajnimit për të siguruar arritjen dhe mirëmbajtjen nga zyrtarët e prokurimit dhe profesionistët e tjerë të prokurimit të nivelit të lartë të kompetencave në lidhje me implementimin e praktikave të mira të prokurimit dhe respektimit të ligjit ekzistues;
2. definojë nevojat e trajnimit dhe strategjinë për sistemin e prokurimit publik në Kosovë dhe për vet KRPP-në;
3. në pajtim me kompetencat e departamentit të përpilojë dhe dorëzojë në Departamentin informativ çdo rekomandim për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik dhe/ose të ligjit ekzistues.
4. mbajë dhe përtërijë bazat e të dhënave të OP-ve dhe trajnerëve të certifikuar në prokurim publik

5. Në pajtim me kompetencat e departamentit të bëjë përpjekje që në radhët e zyrtarëve të prokurimit dhe profesionistëve të tjerë të arrihet një nivel i lartë për respektimin e ligjit dhe zbatimin e praktikave të mira të prokurimit.

  Lart

 


 

  DEPARTAMENTI PËR MBIKQYRJE DHE MONITORIM

 

 

 

1. departamenti për mbikqyrje dhe monitorim do të:
2. zhvillojë dhe operojë një metodologji dhe mekanizëm të përshtatshëm të raportimit të mbështetur nga një sistem elektronik i menaxhimit të informacioneve i cili do t`i mundësojë atij që të:
3. monitorojë implementimin e ligjit ekzistues;
4. prodhojë raporte për rezultatet dhe performancën të cilat identifikojnë anët e forta dhe anët e dobëta në implementimin e ligjit ekzistues dhe sistemit të prokurimit;
5. identifikojë ato fusha të cilat kanë nevojë për përmirësim dhe zhvillim,
6. prodhojë raporte vjetore të kërkuara sipas ligjit në atë mënyrë që të sigurojë një vlerësim të përgjithshëm por të saktë të gjendjes se sistemit nacional të prokurimit dhe vlerësime specifike të shkallës së përputhshmërisë/mos-përputhshmërisë nga autoritetet kontraktuese; dhe
7. bëjë rekomandimet e nevojshme për ndryshime të legjislacionit primar dhe sekondar të prokurimit;
8. analizojë informacione lidhur me procedurat e prokurimit publik dhe kontratat e dhëna publike;
9. në bashkëpunim me departamentet e tjera të përpiloj të gjitha draftet e raporteve dhe rekomandimet e përmendura në 28.1.
10. ndërlidhë dhe bashkëpunojë me organizatat tjera brenda dhe jashtë shtetit lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me kompetencat e departamentit.
11. Të marrë masa dhe të sigurohet se ”Kodi Etik i prokurimit ” është duke u respektuar nga të gjithë nëpunësit publik shërbyesit civil dhe punonjësit tjerë të punësuar nga autoritetet kontraktuese.
12. Të sigurohet se a janë duke u respektuar, përdorur dhe /ose marrë parasysh gjatë egzekutimit ose pjesëmarrjes me aktivitetin e prokurimit rregullat , udhëzimet, direktivat, dokumentet dhe formularët standard të tenderit dhe kontratës si dhe dokumentet dhe formularët e tjerë, nga autoritetet kontraktuese, zyrtarët e prokurimit, ndërmarrjet dhe personat pjesëmarrës në procedura të rregulluara me LPP.
 
13. Detyrat dhe përgjegjësit e Departamentit për Mbikëqyrje dhe Monitorim janë të përcaktuara me nenin 83 të LPP-së dhe kanë të bëjnë me përgjegjësin që të vëzhgoj dhe të mbikëqyrë zbatimin e dispozitave të LPP-së dhe rregullave të nxjerra nga KRPP-ja sipas autorizimeve të këtij ligji.
 
14. Departamenti për Mbikëqyrje dhe Monitorim kryesohet nga një anëtar i Bordit të KRPP-së i cili për punën e Departamentit i Raporton Bordit të KRPP-së. Departamenti për vëzhgim dhe Monitorim përbëhet nga një koordinator-drejtor dhe personeli i ekspertëve për prokurim.
 
15. Departamenti për Mbikëqyrje dhe Monitorime detyrat e veta i kryen në komisione (njësi të mbikëqyrjes dhe të monitorimit) të cilat mund të jenë të përbëra nga një ose më tepër ekspertë të prokurimit.
 
16. Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim kryesohet nga një ekspert i prokurimit i cili koordinon punën e komisionit. Kryesuesi i Komisionit për Mbikëqyrje dhe Monitorim për punën e vet i raporton Koordinatorit të Departamentit për Mbikëqyrje dhe Monitorim.
 
17. Komisioni për Mbikëqyrje e Monitorim do të vëzhgoj dhe mbikëqyrë aktivitetet e prokurimit publik të Autoriteteve Kontraktuese përmes dokumenteve të shkruara, rrjetit informativ të internetit dhe mënyrave të tjera të sigurimit të informatave të nevojshme.
Në të gjitha rastet kur Departamenti për Mbikëqyrje dhe Monitorime, duke u mbështetur në planin vjetor të aktiviteteve apo në bazë të dhënave dhe informatave të siguruara në çfarë do mënyre, e sheh të arsyeshme do të kërkoj nga Autoriteti Kontraktues që Komisionit për Mbikëqyrje dhe Monitorim t’i ofroj për inspektim (hetim) të gjithë dokumentacionin e kërkuar si dhe informatat tjera që kanë të bëjnë me një apo më shumë aktivitete të prokurimit.
Në përjashtim të ndonjë urdhri tjetër nga një gjykatë kompetente, Autoriteti Kontraktues nuk do të refuzoj një kërkesë të tillë, ashtu siç është paraparë me nenin 9 e në veçanti me nenin 9.9 të LPP-së.
 
 
18. Puna e Departamentit për Mbikëqyrje dhe Monitorim nuk është e kufizuar as në kohë e as në përmbajtje. Departamenti për Mbikëqyrje dhe Monitorim ka të drejtë të inspektoj të gjitha aktivitetet e prokurimit të një Autoriteti Kontraktues të cilat kanë ndodhur në të kaluarën si dhe aktivitetet të cilat janë në proces të prokurimit.
Në të gjitha rastet, Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim do të përgatisë raport të shkruar lidhur me gjetjet e konstatuara i cili paraprakisht do të shqyrtohet nga kryesuesi i komisionit, koordinatori dhe kryesuesi i Departamentit për Mbikëqyrje dhe Monitorim.
Raporti përfundimtar duhet të përmbaj edhe rekomandimet për menaxherin e prokurimit si dhe për Autoritetin Kontraktues. Një Kopje e çdo raporti do t’i dorëzohet arkivit të KRPP-së, menaxherit të prokurimit të AK, si dhe një kopje menaxherit kryesor ekzekutiv të AK-së.
 
 
19. Në të gjitha rastet kur një Operator Ekonomik (OP) konsideron se dosja e tenderit për një aktivitet të prokurimit nga ana e një AK është përpiluar në mënyrë jo profesionale, ose në një mënyrë të tillë që favorizon ose diskriminon një apo më shumë OE, atëherë OE i interesuar për të tenderuar ka të drejtë, që lidhur me vërejtjet e konstatuara t’i drejtohet Komisionit për Mbikëqyrje dhe Monitorim jo më vonë se 5 ditë para përmbylljes së afatit për tenderim.
OE do të veproj sipas paragrafit të mëparshëm vetëm pasi që në formë të komunikimit të shkruar t’i ketë parashtruar vërejtjet AK-së, dhe vetëm pasi që të ketë marr një përgjigje negative apo të mos ketë marrë përgjigje fare.
 
 
20. Departamenti për Mbikëqyrje dhe Monitorimi KRPP-së, menjëherë pasi që të ketë pranuar nga një OE një kërkesë për mbikëqyrje dhe monitorim të një aktiviteti të prokurimit i cili është në proces (vijim), do të formoj një komision të mbikëqyrjes dhe monitorimit i cili do të hetoj aktivitetin përkatës të prokurimit.
Në pajtim me paragrafin e mësipërm Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim do të urdhëroj AK që përkohësisht të ndërpres të gjitha aktivitetet lidhur me prokurimin për të cilin është parashtruar ankesë, dhe do të kërkoj që i terë dokumentacioni t’i dorëzohet Komisionit për Mbikëqyrje dhe Monitorim. AK është i detyruar që Komisionit për Mbikëqyrje dhe Monitorim t’i ofroj të gjitha dokumentet dhe informatat tjera të nevojshme për hetimin e rastit.
 
21. Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim pasi që të ketë inspektuar në tërësi dosjen e tenderit të AK, do të përgatis një raport të shkruar ku do të paraqes gjetjet e konstatuara. Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim nëse konstaton se Autoriteti Kontraktues ka bërë shkelje të LPP-së dhe të rregullave të aprovuara nga KRPP-ja, do të kërkoj nga AK-ja të bëjë përmirësimet e nevojshme për të vazhduar aktivitetin e mëtejmë të prokurimit. Konstatimet e Komisionit për Mbikëqyrje dhe Monitorim kanë fuqi ligjore dhe AK-ja duhet t’i respektoj.
Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim duhet që në një afat jo më të gjatë se 7 ditë punë pasi që të ketë pranuar tërë dokumentacionin e kërkuar nga AK, të përgatisë, shqyrtoj dhe dorëzoj raportin lidhur me inspektimin e bërë sipas nenit 10 dhe 11 të kësaj rregullore.
Një kopje e raportit të Komisionit për Mbikëqyrje dhe Monitorim do t’i dorëzohet arkivit të KRPP-së kurse një kopje do t’i dorëzohet Menaxherit të prokurimit si dhe Menaxherit kryesor ekzekutiv të AK-së.
 
22. Nëse KRPP-ja në çfarëdo mënyre vije deri të informatat se gjatë një aktivitetit të prokurimit një AK ka bërë shkelje të LPP-së dhe të rregullave të aprovuara nga KRPP-ja, atëherë Departamenti për Mbikëqyrje dhe Monitorim menjëherë do të formoj një Komision për të Mbikëqyr dhe monitoruar aktivitetin përkatës të AK-së.
 
 
23. Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim mund të mos paralajmëroj paraprakisht AK-në lidhur me hetimin e aktiviteteve të prokurimit.
 
 
24. Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim dhe anëtaret e tij duhet të kryej detyrat dhe përgjegjësit e tij në mënyrë të pavarur dhe neutrale gjatë procesit të mbikëqyrjes dhe monitorimit dhe gjatë punës së tij nuk duhet të:
1.      pengoj ose vonoj ndonjë aktivitet të prokurimit nën “paraqitjen” se është duke mbikëqyrë dhe monitoruar aktivitetin e prokurimit.
2.      të kryej punë për AK-në për të përgatitur tender dosje, pranuar tender, vlerësuar tenderët, vlerësuar furnizimet apo punë të ngjashme në asnjë rrethanë.
3.      të grumbulloj informata tjera të cilat nuk kanë të bëjnë me aktivitetet e prokurimit por që kanë një qëllim tjetër
4.      të shpalos informatat konfidenciale, materialet, dokumentacionet apo të dhënat tjera të cilat gjatë procesit të mbikëqyrjes dhe monitorimit i ka në dispozicion.
5.      të shpalos informatat lidhur me kohën, vendin, AK dhe lëndën e cila do të jetë objekt I mbikëqyrjes dhe monitorimit nga ana e KRPP-së.
6.      të kryej punë të mbikëqyrjes dhe të monitorim pa autorizim nga ana e Kryesuesit të Departamenti për Mbikëqyrje dhe Monitorim.
7.      të përfshihet në ndonjë aktivitet të caktuar që mund të ulë dinjitetin e anëtarit të një komisioni për mbikëqyrje dhe monitorim, ose që mund të krijoj bindjen e përgjithshme se anëtari i tillë nuk mund të kryej punën në mënyrë të pavarur dhe neutrale.
 
 
 
25. AK-ja duhet të ofroj asistencë dhe të kooperoj me Komisionin për Mbikëqyrje dhe Monitorim gjatë kohës së kryerjes së punëve të mbikëqyrjes dhe monitorimit. Kryesuesi I Komisionit dhe anëtarët duhet të prezantojnë vendimin me shkrim dhe dokumentet identifikuese me rastin e prezantimit te AK-ja për mbikëqyrje dhe monitorim të aktiviteteve të prokurimit.
 
26. Gjatë kryerjes së punëve të mbikëqyrjes dhe monitorimit, Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim, nëse koordinatori në bashkëpunim me kryesuesin e Departamentit për Mbikëqyrje dhe Monitorim e konsiderojnë të arsyeshme munden që në raste të inspektimeve që përfshijnë periudha kohore të kaluara të njoftojnë me shkrim AK-në për hetimin në fjalë.
Në rastet kur Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim konstaton se ka shkelje lidhur me përmbylljen e procesit të prokurimit, siç është pranimi i mallit, apo pranimi i punëve dhe shërbimeve të cilat kërkojnë një ekspertizë të veçantë, atëherë Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim ka të drejtë dhe është I obliguar që lëndën ta përcjell të institucionet tjera kompetente, e në veçanti te Auditori Gjeneral dhe të Gjyqi kompetent.
Sa herë që ekzistojnë dyshime të bazuara, KRPP-ja ka të drejtë që të formoj një Komision të Pavarur prej ekspertëve për të konstatuar se aktiviteti I caktuar I prokurimit është përmbyllur (ekzekutuar) në pajtim me kërkesat e parashtruara në dosjen e tenderit.
Nëse konstatohet se AK-ja se aktivitetin përkatës të prokurimit e ka përmbyllur në kundërshtim me LPP-në, rregullat e aprovuara nga KRPP-ja dhe në kundërshtim kërkesat e përcaktuara në dosjen e tenderit, të gjitha shpenzimet rreth angazhimit të Komisionit të Ekspertëve do t’i bartë AK-ja.
 
 
27. Komisioni i Formuar sipas nenit 14 duhet të dorëzoj një raport të shkruar në KRPP në një afat kohor më së largu prej 15 dite pune.
Pas aprovimit një kopje e raportit nga paragrafi 1 I këtij neni do t’i dorëzohet edhe menaxherit të prokurimit të AK-së dhe Menaxherit Kryesor të AK-së.
 
28. Në rastet kur Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim konstaton se AK-ja ka bërë shkelje të LPP-së, rregullave të aprovuara nga KRPP-ja, atëherë Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim duhet me shkrim të njoftoj AK që të bëjë korrigjimet (nëse një gjë e tillë është e mundur) dhe të dorëzoj një kopje të atij njoftimi të Menaxheri kryesor ekzekutiv I AK-së si dhe Auditorit Gjeneral të Kosovës. 
Kur shkeljet e LPP-së dhe të Rregullave të aprovuara nga KRPP-ja janë serioze, Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim mund të kërkoj nga AK-ja që të hetoj personin përgjegjës dhe të kërkoj që lënda të përcillet në prokurori.
Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim duhet të përcjell dhe të kontrolloj ekzekutimin e kërkesave të paraqitura në dy paragrafët e paraprak të këtij neni.
 
 
29. Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim duhet të heq dorë nga çdo aktivitet ku mund të vije në shprehje konflikti I interesave. Përpos rasteve të prokurimeve ku ata mund të kenë interes të drejtpërdrejta, anëtarët e Komisionit duhet të tërhiqen edhe nga hetimi I të gjitha rasteve në të cilat ata kanë qenë në cilësinë e të punësuarit në AK të cilat janë objekt I hetimit në 3 vitet e fundit. 
Për secilin anëtar të Komisionit për Mbikëqyrje e Monitorim që dështon që të tërhiqet sipas kërkesave të paragrafit të më parëm Koordinatori I Departamentit për Mbikëqyrje dhe Monitorim duhet të urdhëroj anëtarët e tillë që të tërhiqen nga rasti konkret dhe të caktoj një person tjetër që të shërbej në vend të tij si anëtar.
 
 

30. Komisioni për Mbikëqyrje dhe Monitorim, sa herë që është e mundur mund të konsultoj ekspert nga fushat e ndryshme, Fakultetet apo Institutet për të marrë këshilla profesionale. Në raste të hetimeve të komplikuara mund të angazhohen edhe ekspert të jashtëm në kuadër të Komisionit për Mbikëqyrje dhe Monitorim.

 Lart