Shqip  | Srpski  | English


Kërko:


Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


 

28.06.2017

Njoftim për trajnim për Prokurim  Elektronik - Nivelin Qendror , Lokal / Nderr. Publike

 

 

KRPP ne Bashkëpunim me USAID dhe IKAP - organizon trajnim  dy ditor  për  prokurimin Elektronik për te gjitha grupet e pjesëmarrësve te trajnimit te nivelit Qendror , Lokal / Ndër. Publike  qe kane aplikuar ne baze te njoftimit te publikuar ne Web- faqe te KRPP(datës 19.05.2017-26.05.2017).

 

·         Trajnimi do te filloj te mbahet nga data 03.07.2017 deri me datën 14.07.2017   në Institutin e Kosovës për Administratë Publike  (IKAP ) Kompleksi i Rilindjes , Kontejneri Nr: 3 Kati përdhes, Prishtinë.

  • Trajnimi për prokurim Elektronik  për një grup zgjate dy dite dhe fillon  nga ora 9:00 -15:00

 

Të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit qe gjenden ne lista dhe dëshirojnë ta përcjellin trajnimin, obligohen qe te marrin me vete Lap-topët  e tyre  dhe mund ta vijojnë trajnimin duke respektuar grupin  e caktuar ne listën, dhe planin kalendarik te Trajnimit  te përpiluar për grupe.

 

1.       Plani Kalendarik i Trajnimit për Prokurim Elektronik.

2.       Listat me grupe te caktuara te trajnimit.

 

Vëmendje :

Për personat qe kane aplikuar për programin e Trajnimit themelor Profesional listat do te publikohen me vone dhe disa persona qe kane aplikuar ne dy njoftimet tona janë mënjanuar nga kjo listë dhe kane mbetur ne listat qe do te publikohen me vonë për programin e Trajnimit  Themelor profesional .