Shqip  | Srpski  | English


Kërko:


Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Prokurimi Publik Nesër: Hapat Përpara

Prishtinë,HotelSirius 30 Qershor 2017

Konferenca përmbyllëse e projektit “ Përmirësimi i Kapaciteteve Administrative në Fushën e Prokurimit Publik në Kosovë” që ka filluar me 10 dhjetor të viti 2012 dhe i cili financohet nga BE, ka prezantuar përmirësimet e vazhdueshme në proceset e Prokurimit Publik në aspektin legjislativ dhe praktik, që kanë rezultuar në zhvillime të rëndësishme dhe përfitime për tatim paguesin në Kosovë.

Përmes përkrahjes së prokurimit publik, projekti ka kontribuar në zhvillimin ekonomik në Kosovë . Në kontekstin e “ hapave përpara”, ekspertët ligjor kanë elaboruar propozimet dhe rekomandimet të cilat do të shërbejnë për të shtyrë përpara sistemin ligjor të prokurimit publik në vend.

Theksi  kryesor në konferencë ka qenë shpjegimi  që një sistem efikas i prokurimit publik hap rrugën për trajtim të barabartë të qytetarëve dhe shfrytëzim proporcional të burimeve me qëllim përfundimtar përkrahjen e Kosovës në arritjen e objektivave afatgjate si stabiliteti ekonomik dhe politik.

Folësit kryesor në konferencë:

  • Z. Luigi Brusa, Kryesues i Seksionit të Bashkëpunimit, Zyra e BE /EUSR
  • Z. Safet Hoxha, Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP)
  • Z. Blerim Dina, Kryetari i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP)
  • Z. Ekrem Rexha, UD. Drejtori i Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP)
  • Z. Nikos Manolopoulos, Udheheqësi i projektit
  • Z. Vlora Ferizi, Ekperti Kyq
  • Z. Peter Gjortler, Ekspert ligjor

Fushat kryesore të përparimit të prokurimit publik përfshijnë:

  • Legjislacioni i prokurimit publik në praktikë me benefite për Kosovarët përmes përdorimit të fondeve publike në mënyrë efikase, fer dhe transparente .
  • Stimulimet për pjesëmarrje të operatorëve ekonomik, përfshirë NVM-të, përmes praktikave të trajtimit të barabartë.
  • Implementimi i sistemit të e-prokurimit.

“ Përmirësimi i kapaciteteve administrative në fushën e prokurimit publik në Kosovë” është projekt i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Përfitues të projektit janëKomisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Agjencia Qëndrore e Prokurimit dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit. Projekti implementohet nga PLANET S.A që nga viti 2012.

Konferenca "Prokurimi publik nesër: hapat përpara"