Shqip  | Srpski  | English


Kërko:


Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


14.08.2017 Njoftim për fillimin e mbajtjes se trajnimit (OE,OSHC)

KRPP ju njofton se, në bashkëpunim me IKAP-in, Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Ekonomike Amerikane dhe CiviKos-in e në mbështetje të projektit të USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM),  do të filloj mbajtjen e trajnimeve dy ditore për shfrytëzimin e platformës elektronike. Trajnimet do të fillojnë me datë 16.08.2017 dhe do të organizohen për të gjithë Operatorët Ekonomik (OE) dhe Organizata të Shoqërisë Civile (OSHC) të cilat kane aplikuar ne e-mailin Zyrate te KRPP; Trajnimet.krpp@rks-gov.net

  • Trajnimi do te filloj te mbahet nga data 16.08.2017 deri me datën 25.08.2017   në Institutin e Kosovës për Administratë Publike  (IKAP ) Kompleksi i Rilindjes , Kontejneri Nr: 3 Kati përdhes, Prishtinë.
  • Trajnimi për prokurim Elektronik  për një grup zgjate dy dite dhe fillon  nga ora 9:00 -15:00

Të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit qe gjenden ne lista dhe dëshirojnë ta përcjellin trajnimin, obligohen qe te marrin me vete Lap-topët  e tyre  dhe mund ta vijojnë trajnimin duke respektuar grupin  e caktuar ne listën, dhe planin kalendarik te Trajnimit  te përpiluar për grupe.

1.       Plani Kalendarik i Trajnimit për Prokurim Elektronik. (Shkarko)
2.       Listat me grupe te caktuara te trajnimit. (Shkarko)
2.      Agjenda e Trajnimit. (Shkarko)