Projekti Planet: për një sistem transparent dhe efikas te prokurimit publik

Në kuadrin e një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian, sistemi i prokurimit publik në Kosovë është përmirësuar ne mënyre qe te sigurohet administrimi i duhur, transparenca dhe efikasiteti në shpenzimet publike.

Projekti "Përmirësimi i kapaciteteve administrative në prokurimin publik në Kosovë" - i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga një konsorcium ndërkombëtar i udhëhequr nga Planet S.A. – përmirëson sfondin rregullativ dhe operacional të prokurimit publik.

Puna ka filluar në dhjetor të vitit 2012 dhe zgjat deri në qershor te vitit 2015. Gjatë këtyre 2,5 viteve, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) pranon mbështetjen e vazhdueshme ligjore dhe të prokurimit duke siguruar që zbatimi i ligjit të prokurimit publik dhe aktet nënligjore janë në përputhje me Direktivat e BE-së, reflekton praktikat më të mira të BE-së dhe parimi themelor "vlera më e mirë për paranë" vihet në praktikë. Për më tepër, projekti mbështet përmirësimin e sistemit të menaxhimit te financave publike dhe krijimin e një kuadri efektiv të qeverisjes publike në Kosovë.

Projekti përbëhet nga katër komponentë:

Mbështetje në krijimin e politikave te prokurimit: përgatitja e udhëzimeve për zyrtarët e prokurimit publik dhe ofrimi i ndihmës në zbatimin e përmirësimit menaxherial dhe organizativ të KRPP-së, OSHP-së dhe AQP-se. 

Zbatimi i një programi te trajnimit në prokurimin publik, ne mënyre qe te përmirësohen kapacitetet administrative dhe mekanizmi koordinues mes akterëve kryesorë.

Asistence në zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar në nivel qendror dhe komunal, trajnim dhe mentorim në monitorimin e kontratave, dhe këshillimi mbi përdorimin e rregullt të kontratave kornizë..

Fushata informative për akterët e sektorit publik dhe privat, si dhe publikun e gjerë me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe të kuptuarit e benefiteve nga sistemi i saktë i prokurimit publik


Zyra jone

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik

Rruga Nëna Terezë pa numër

ish. Ndërtesa Gërmia, Zona B - podrum B

Prishtine 10000

e-mail: publicprocurementkosovo@gmail.com

Perfituesit


Public Procurement Regulatory Commission

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik

Regulativna komisija za javne nabavke

Tel: +381 38 213 709

e: info.krpp@rks-gov.net w: krpp.rks-gov.net



Central Procurement Agency

Agjencia Qendrore e Prokurimit

Centralna agencia nabavke

Tel: +381 38 200 155 02

e: infoaqp@rks-gov.net w: aqp.rks-gov.net



Procurement Review Body

Organi Shqyrtues i Prokurimit

Telo za razmatranje nabavke

Tel: +381 38 213 378

e: oshp@rks-gov.net w: oshp.rks-gov.net