Ngjarjet

Në vijim ju mund të gjeni ngjarjet aktuale të organizuara në kuadër të Projektit Planet.


Punëtori për strategjinë e trajnimit

Data: 25 Shtator, 2013

Qllimi i punëtorisë ishte prezantimi i draft konceptit të trajnimit për Prokurimin Publik dhe përzgjedhja e moduleve themelore dhe të avancuara të trajnimit qe do të përgatiten nga projekti Planet dhe përzgjedhja e moduleve specifike te trajnimit për grupe të ndryshme të trajnimit.

Workshop Agenda (.pdf)

Workshop Slides (.pdf)

Fotografitë



Punëtori – përgatitja e Strategjisë Kombëtare për Prokurimin Publik me Autoritetet Kontraktuese

Data: 5 Nëntor, 2013

Qëllimi i punëtorisë ishte prezantimi i konceptit të strategjisë së Prokurimit Publik dhe i propozimeve te pranuara nga Autoritetet Kontraktuese dhe Operatoret Ekonomik, dhe për te diskutuar pritjet dhe propozimet e Autoriteteve Kontraktuese dhe institucioneve te PP për përmirësimin e sistemit te PP ne Kosove. Pjesëmarrësit e ftuar janë ekspertë nga KRPP-ja, OSHP-ja, AQP-ja, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm dhe zyrtarë të prokurimit nga autoritete të ndryshme kontraktuese.

Workshop Agenda (.pdf)

Slides 1 (.pdf)

Slides 2 (.pdf)

Slides 3 (.pdf)

Slides 4 (.pdf)

Slides 5 (.pdf)

Fotografitë




Punëtori – përgatitja e Strategjisë Kombëtare për Prokurimin Publik me Operatoret Ekonomik

Data: 21 Nëntor, 2013

Qëllimi i punëtorisë ishte prezantimi i konceptit të strategjisë së Prokurimit Publik, prezantimi i propozimeve te pranuara nga Autoritetet Kontraktuese dhe Operatoret Ekonomik, dhe për te diskutuar pritjet dhe propozimet e Operatoreve Ekonomik për përmirësimin e sistemit te PP ne Kosove. Pjesëmarrësit e ftuar janë ekspertë nga Operatoret Ekonomik, Oda Ekonomike, KRPP-ja, OSHP-ja, AQP-ja, OJQ.

Workshop Agenda (.pdf)

Slides 2 (.pdf)

Slides 3 (.pdf)

Fotografitë




Ngjarja e fund vitit

Data: 17 Dhjetor, 2013

Qëllimi i këtij aktiviteti është përmbledhja e të arriturave te KRPP-së, OSHP- së, AQP-së dhe projektit Planet ne vitin 2013 dhe prezantimi i planifikimeve për vitin 2014 gjatë një koktej te këndshme joformal.  

Fotografitë




Bashkëpunimi në mes KRPP-së dhe Odës Ekonomike të Kosovës

Data: 4 shtator 2014

Z. Safet Gerxhaliu, kryetar i Odes Ekonomike te Kosoves dhe Z. Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit.

Memorandumi i Mirëkuptimit (MiM) paraqet kushtet dhe mirëkuptimin ndërmjet Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe Odës Ekonomike të Kosovës për të lehtësuar dialogun dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme në mes të operatorëve ekonomik dhe institucioneve publike në fushën e prokurimit publik si dhe për të përmirësuar sistemin e prokurimit publik në Kosovë.

Sektori publik është një nga tregjet më të mëdha në të gjitha vendet, si edhe në Kosovë. Paratë publike duhet të shpenzohen ne mënyre transparente duke pasur parasysh konkurrencën, mjedisin e biznesit dhe rregulloret.

Prokurimi publik është i lidhur më shumë me tregjet dhe biznesin për blerjen e mallrave dhe shërbimeve dhe për ndërtimin e infrastrukturës publike sipas kushteve më të mira të mundshme. Megjithatë, gjerësisht njihet se ka edhe implikime më të gjera sociale, ekonomike dhe politike, të cilat mund të adresohen në mënyrë të përshtatshme vetëm me një bashkëpunim të ngushte ne mes sektorit publik dhe sektorit privat, sektorit të biznesit.

Ky Memorandum do të promovojë aktivitetet e përbashkëta të KRPP-së së bashku me autoritetet kontraktuese dhe OEK së bashku me operatorët ekonomikë, të tilla si trajnime, krijimin e grupeve të ekspertëve, dialog mes sektorit publik dhe privat, masat e koordinuara kundër korrupsionit dhe dhe shkëmbim të rregullt të përvojës në fushën e prokurimit publik.


Trajnimet


Trainim me media

Data:

Dita 1: 26 Shkurt, 2014 13.00 – 16.00
Dita 2: 19 Mars, 2014 13.00 – 16.00
Dita 3: 23 Prill, 2014 13.00 – 16.00

Qëllimi i trajnimit është që të kemi një pasqyrë të përgjithshme dhe të kuptuarit mbi prokurimin publik, të jenë në gjendje për të parë kompleksitetin e prokurimit publik dhe si rezultat i trajnimit të jenë në gjendje për të informuar publikun saktësisht dhe objektivisht në çështjet e ndryshme të azhurnuara të lidhura me prokurimin.

Media Training (.pdf)

Subjekti i ketij trajnimi eshte:

    Rolet, funksionet, përgjegjësitë e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Agjencia e Prokurimit Qendrorë dhe autoriteteve kontraktuese
    Parimet kryesore të prokurimit publik, rregullave të përgjithshme, llojet e procedurave
    Detyrimet dhe të drejtat e autoriteteve kontraktuese
    Ofertuesit me detyrimet dhe të drejtat
    Gabimet e përbashkëta dhe lëshimet në zbatimin e ligjit
    Mashtrimet dhe pikat e ndikimit
    Mjetet dhe metodat për të ruajtur integritetin e PP
    Qëllimi i aktivitetit monitorues

Perfituesit


Public Procurement Regulatory Commission

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik

Regulativna komisija za javne nabavke

Tel: +381 38 213 709

e: info.krpp@rks-gov.net w: krpp.rks-gov.net



Central Procurement Agency

Agjencia Qendrore e Prokurimit

Centralna agencia nabavke

Tel: +381 38 200 155 02

e: infoaqp@rks-gov.net w: aqp.rks-gov.net



Procurement Review Body

Organi Shqyrtues i Prokurimit

Telo za razmatranje nabavke

Tel: +381 38 213 378

e: oshp@rks-gov.net w: oshp.rks-gov.net