Shqip  | Srpski  | English


Kërko:


Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


02.02.2018

Njoftim për fillimin e mbajtjes se trajnimit për Operatorët Ekonomik (OE)


KRPP ju njofton se në bashkëpunim me IKAP-in dhe në mbështetje të projektit të USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM), do të filloj mbajtjen e trajnimi dy ditor për
për  prokurimin Elektronik për të gjithë Operatorët Ekonomik (OE – bizneset) të cilët kanë aplikuar në bazë të njoftimit të publikuar në Web-faqen e KRPP-së të datës 08.12.2017.

·         Trajnimet do të fillojnë të mbahen nga data 13.02.2018 dhe do të përfundojnë me 23.02.2018

  • Trajnimet do të mbahet në Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP) Kompleksi i Rilindjes, Kontejneri Nr: 3, Kati përdhesë, Prishtinë.
  • Trajnimi për një grup zgjatë dy ditë dhe fillon  nga ora 9:30 -14:30

Të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit që gjenden në lista dhe dëshirojnë ta përcjellin trajnimin, obligohen që të marrin me vete Lap-topët e tyre dhe të respektojnë grupin e caktuar në listën dhe sipas planit kalendarik të trajnimit  të përpiluar për grupe.

1.     Plani Kalendarik i Trajnimit për Prokurim Elektronik. (Shkarko)

2.     Listat me grupe të caktuara të trajnimit. (Shkarko)

3.     Agjenda e Trajnimit. (Shkarko1)
(Shkarko2)