OBJEKTIVAT STRATEGJIKE TË KRPP-së PËR PERIUDHËN 2010-2011
Sipas Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës Nr 02/L-99, i cili ka hyrë në fuqi më 06 Qershor 2009, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, është kompetent për zhvillimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të sistemit të prokurimit publik në Kosovë, dhe i ushtron funksionet që i jepen nga ky ligj.
KRPP-ja ka edhe këto kompetenca dhe autorizime :
· Vendosë rregulla të hollësishme për të siguruar zbatimin adekuat të LPP-së;
· Nxjerrë dhe publikon interpretime me shkrim, si dhe ofron ndihmë teknike dhe këshilla autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik për zbatimin e dispozitave të LPP-së;
· Krijon dhe mirëmbanë faqen informative në internet që i ofron publikut qasje të pakufizuar në të dhënat mbi prokurimin publik në Kosovë, si dhe mundëson përmirësimin e publikimeve të kërkuara sipas LPP-së;
· Mbështet IKAP-in dhe autoritetet tjera publike të trajnimit dhe arsimimit për të siguruar trajnimin dhe afësimin e zyrtrëve të prokurimit publik në tërë Kosovën;
· Të fillojë dhe mbështesë zhvillimin prokurimit elektronik dhe komunikimin mbrenda fushës së prokurimit publik;
· Të grumbullojë, analizojë dhe publikojë informacionet për procedurat e prokurimit publik dhe kontratat publike të dhëna;
· Bashkëpunon me organizatata tjera brenda dhe jashtë vendit për çështjet që lidhen me prokurimin publik;
· Propozon Qeverisë dhe Kuvendit masat për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik, dhe përmirësimin e këtij Ligji;
Duke pasur parasysh kompetencat dhe përgjegjësit që i ka KRPP-ja, dhe me qëllim të avansimit të sistemit të prokurimit publik në Kosovë për periudhën e ardhshme dyvjeçare 2010 - 2011 ka parapa këto objektiva prioritare:
Si objektiva të përgjithshme të KRPP-së për periudhen 2010 - 2011 janë:
- Të sigurojë mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike në Kosovë , sipas kërkesave që dalin nga Ligji për Prokurim Publik
- Të promovojë efiçencën dhe efektivitetin në përdorimin e fondeve publike si dhe të kontribuojë në zvogëlimin e mundësive për mashtrim, korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike të Kosovës.
Ndërsa objektivat specifike janë :
· Të avansojë e sistemin ekzistues per prokurim publik në Kosovë në pajtueshmëri me legjislacionin e BE-së
· Të krijojë një kornizë institucionale moderne dhe transparente të prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin e BE-së
· Të rrisë qasjen në informacione lidhur me tenderët publik dhe në përgjithësi lidhur me prokurimin publik
· Të ngrisë vetëdijen dhe njohuritë në mesin e autoriteteve kontraktuese, operatorëve ekonomikë, institucioneve të prokurimit publik dhe publikut të gjerë
Duke marrë para sysh se KRPP-ja përbëhet nga katër departamente, objektivat parësore sipas departamenteve janë :
Objektivat e Departamentit për Rregulla
1. Përpilimi i Rregullave dhe komplet legjislacionit dytesor mbi prokurimin publik;
- Ndryshimi dhe plotësimi i rregullave të aprovuara (nëse është e nevojshme);
3. Angazhimi lidhur me ndryshimin e LPP-së (Reformimi i Sistemit të Prokurimit Publik);
4. Dhënja e ndihmës profesionale autoriteteve kontraktuese në nivelin e pushtetit lokal dhe qëndror me qëllim të efektivitetit dhe azhuritetit të sistemit të prokurimit në përgjithësi;
5. Avansimi i mëtutjeshem i tavolines ndihmese në kuadër te Departamentit te Rregullave te KRPP-së;
6. Shtimi i kontrollit ndaj autoriteteve kontraktuese, për të verifikuar se sa dhe si po zbatohen dispozitat në sistemin e prokurimit, dhe si po funksionojnë praktikisht aktet nënligjore të aprovuara;
- Bashkëpunimi i vazhdueshëm me departamentet tjera të KRPP-së;
- Vënia e kontakteve, inicimi dhe thellimi i bashkëpunimit me ekspertët eminent ligjor në nivel të universitetit për të cilët mendohet se mund të ndihmojnë në avancimin e sistemit të prokurimit në Kosovë;
- Kontrollimi analitik i kohëpaskohshëm me qëllim të verifikimit të realizimit të objektivave të parapara.
Objektivat e Departamentit të Mbikëqyrjes dhe Monitorimit
1. Avancimi i sistemit të prokurimit publik në Kosovë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të LPP-së, përmes aktiviteteve të mbikqyrjes dhe monitorimit;
2. Mbikëqyrja dhe monitorimi i një numri sa më të madh të autoriteteve kontraktuese lidhur me zbatimin e dispozitave të Ligjit për Prokurim Publik në Kosovë si dhe të rregullave të nxjerra nga KRPP-ja.
3. Krijimi i një metodologjie të përshtatshme të raportimit që i mundësojnë KRPP-së:
a. të identifikoj përparësitë dhe dobësitë në zbatimin të LPP-së dhe të rregullave të prokurimit të aprovuara nga KRPP-ja;
b. të identifikoj fusha që kanë nevojë të përmirësohen dhe zhvillohen;
c. të japë vlerësime sa më të sakta lidhur me gjendjen e sistemit në Kosovë si dhe në mënyrë individuale për autoritetet kontraktuese;
d. të bëjë rekomandime të duhura për ndryshimin e legjislacionit primar dhe sekondar të prokurimit me qëllim të avancimit të sistemit të prokurimit publik në përgjithësi.
4. Ngritja e vetëdijes dhe përgjegjësisë së zyrtarëve të prokurimit dhe të atyre që janë të involvuar në procesin e prokurimit përmes takimeve të drejtpërdrejta, këshillave dhe dhënies së rekomandimeve duke u mbështetur në gjetjet e konstatuara nga aktivitetet e mbikëqyrjes dhe të monitorimit;
5. Dhenja e rekomandimeve dhe sygjrimeve autoroiteteve kontraktuese zbatimin e drejte te LPP-se dhe legjislacionit dytesor mbi prokurimin.
6. Perpilimi i raporteve për mbikqyrje dhe monitorim në mënyrë sa më
Profesionale;
7. Identifikimi i veshtiresive me të cilat ballafaqohen autoritetet kontraktuese gjatë implementimit të aktiviteteve të prokurimit.
Objektivat e Departamentit të Teknologjisë Informative
1. Avansimi dhe dizajnimi i web-faqes me rubrika të reja dhe futja e informacioneve në të tri gjuhët e parapara sipas LPP-së;
2. Vazhdimi me publikimin e të gjitha njoftimeve dhe informative që kanë të bëjnë me prokurimin publik;
3. Grumbullimi i raporteve vjetore mbi kontratat e nënshkruara publike nga të gjitha autoritetet kontraktuese në Kosovë si dhe hartimi i raportit të konsoliduar vjetor përmbledhës;
4. Fillimi i pilot projektit dhe zbatimi i tij i plotë lidhur me futjen e shënimeve nga ana e autoritetyeve kontraktuese;
5. Specializim i stafit në fushën e menaxhimit dhe TI-së;
6. Pavarësimi i rrjetit dhe hostin-gut të ueb-faqes së KRPP-s;
7. Krijimi i detyrës projektuese dhe krijimi e Regjistrit elektronik të Prokurimit Publik;
8. Fillimi i zhvillimit të prokurimit elektronik;
Objektivat e Departamentit për Trajnime
1. Ngritja e profesionalizmit në procesin e prokurimit përmes trajnimeve;
2. Mbështetja e Institutit Kosovar për Administratë Publike, dhe autoriteteve tjera te trajnimit dhe arsimimit për të siguruar ngritjen e profesionalizmit në prokurim publik;
3. Ahzhurimi dhe freskimi i vazhdueshem i moduleve të trajnimit nga fusha e prokurimit publik;
4. Aftësimi i një numri sa me të madh të zyrtarëve të prokurimit të autoriteteve kontraktuese si dhe personelit të KRPP-së për trajner në lëmin e prokurimit publik;
5. Përfshirja e një numri sa me të madh të zyrtarëve të prokurimit, auditorëve të brendshëm dhe zyrtarëve të financave në trajnime;
6. Ngritja e kompetencës së trajnuesve si dhe përmirësimi i cilësisë së programit trajnues;
7. Bartja apo transferimi i njohurive të cilat janë të dobishme për efikasitetin e përgjithshëm të trajnimeve;
8. Ngritja e vetëdijes së publikut për prokurimin publik përmes seminareve, komunikimeve, debateve publike, broshurave, fetëpalosjeve, etj;
Mars 2010 Kryetari i KRPP-së
Prishtinë 
|