22.06.2016 Vrejtja e fundit per Albana Bakalli
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik të Kosovës është përgjegjës për zhvillimin e përgjithshëm të sistemit të prokurimit publik në Kosovë, si dhe për të siguruar që ky sistem, të veprojë në mënyrën që të arrihet shfrytëzim më i lartë, më efikas dhe më transparent i fondeve dhe burimeve publike.
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka kompetenca, autoritet, dhe përgjegjësi për të vëzhguar dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e prokurimit në baza të rregullta apo sipas rastit, me vetiniciativë ose me kërkesë kur dyshohet se janë bërë shkelje të këtij ligji ose rregullave të prokurimit publik.
Bazuar në këto kompetenca, në pajtim me nenin 87 dhe nenin 88 të Ligjit nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës ,i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-237, Ligjin nr. 05/L-068 dhe Ligjin nr.05/L-092 departamenti i monitorimit pran KRPP-së më datë 16.06.2016 ka monitoruar njoftimin për dhënie të kontratës “Ndërtimi dhe sanimi i rrugëve , trotuareve me kubeza betoni dhe graniti” të AK KK Gjakovë me nr. të prokurimit 632 16 022 511 , pasi që ka vërejtur diferencë shume të madhe në mes të vlerës së parashikuar të kontratës dhe vlerës së ofertës fituese.
Nga shqyrtimi i dëshmive të ofruara KRPP-ja konstaton se shtatë (7) nga tetë (8) OE kanë ofruar me çmime jo-normalisht të ulëta ndërsa njëri nga OE ka tejkaluar vlerën e parashikuar të kontrates .
Nga dëshmitë e ofruara KRPP-ja ka ardhur në përfundim se AK KK Gjakovë ka bërë shkelje pasi që çmimet e OE fitues janë jo-normalisht të ulëta dhe kjo ofertë konsiderohet e papërgjegjshme, si dhe OE fitues nuk ka arritur të ofroje arsyeshmëri dhe të zbërthej çmimet e ofruara , mbi ketë bazë AK KK Gjakovë ka qenë dashtë të bëj anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit.
KRPP-ja duke i pasur parasysh të gjitha këto që u thanë me lartë rekomandon anulimin e aktivitetit të prokurimit” Ndërtimi dhe sanimi i rrugëve , trotuareve me kubëza betoni dhe graniti” me numër të prokurimit 632 16 022 511 .
KRPP-ja ia shqipton vërejtën e fundit zyrtares përgjegjëse të prokurimit pranë AK KK Gjakovë për mos respektim të dispozitave te LPP-se , dhe në rast të përsëritjes së rasteve të njëjta do të inicoi proceduren për marrjen e certifikates së prokurimit .(Shkarko)
|