Shqip  | Srpski  | English



Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Kërko:

Njoftim për Trajnim :  Ndërrmarrjet Publike / afati për aplikim  nga 01.08.2016- 15.08.2016

Në mbështetje të nenit 25 të Ligjit  Ligji Nr. 04/L-042  për prokurimin public  të Republikës së
Kosovës i  ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr.  05/L- 068 dhe Ligjin
Nr. 05/L- 092 , paragrafi 11 sipas të cilit  Citoj : “ Të gjithë zyrtarët të  prokurimit duhet të kryejnë
programet e trajnimit dhe të certifikohen në përputhje me rregulloret, udhëzimet dhe
vendimet përkatëse të KRPP-së . Të gjitha certifikatat ekzistuese të mbajtura nga zyrtarët
të prokurimit janë valide deri më 31.12.2016 “.

Pra në mbështetje të ketij  nenit 25 të LPP –së të amandamentuar,  KRPP-ja  është e obliguar  që në bashkëpunim me IKAP  do të mbaj dhe organizoj  trajnime   për zyrtaret e prokurimit publik në Kosovë  të Ndërrmarrjeve Publike.
Numri i zyrtareve  të prokurimit në Kosovë është shumë i madh , prandaj KRPP-ja i ka nda në dy periudha për vitin 2016.

Gjashtëmujori i parë i vitit 2016 ,  në të cilin ka përfshi listën e Autoriteteve kontraktuese  të nivelit Qendro i cili trajnim ka përfunduar.
Ndërsa  tani për gjashtmujorin e dytë , KRPP-ja  në bashkëpunim me IKAP do të organizoj trajnim për Programin Bazik – fillestar  për të gjitha Autoritetë Kontraktuese të Ndërmarrjeve  Publike .

Pra për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016, për të mar pjes në trajnime  obligoheni që të plotësoni  formularin standardë të  aplikimit (Formulari Standartë i aplikimit për trajnim Bazik - Fillestar ). 

Trajniminë  Bazik - Fillestar obligohen që ta përcjellin  të gjithë  Zyrtaret përgjegjës të prokurimit dhe zëvendësit e tyre  të  Nëderrmarrjeve Publike .

Njoftimi per trajnim - ndermarrjet Publike (Shkarko)

Formulari standard per aplikim (shkarko)