Shqip  | Srpski  | English



Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Kërko:

Trajnimet ne fushën e e-prokurimit

Shkrese per autoritetet kontraktuese (shkarko

Ne mbështetje te vendimit te Qeverise se Kosovës Nr,12/79 date 15.03.2016 dhe ne funksion te funksionalizimit te platformës se prokurimit elektronik nga data 01.09.2016 ka filluar  aplikimi i platformës se e-prokurimit për te gjitha autoritetet kontraktuese ne nivelin qendrorë. Nga 1 janari i vitit 2017 do te filloj te zbatohet edhe ne nivelin lokal dhe/ose ne te gjitha autoritetet tjera kontraktuese (ndërmarrje publike dhe/ose operator te shërbimeve publike).

Andaj, KRPP kërkon nga te gjitha autoritetet kontraktuese ne nivelin lokal qe te fillojnë përgatitjet intensive për  aplikimin e platformës nga data e cekur me lart.

Me qëllim të lehtësimit të hapave që do të ndiqen në procedurat elektronike, KRPP do te asistoj dhe përkrah autoritetet kontraktuese dhe operatoret ekonomik pjese e platformës  përmes Tavolinës ndihmese (kontaktet do te vendosen ne web-faqen e KRPP-se dhe platformën elektronike http://e-prokurimi.rks-gov.net).

Në këtë proces do të përfshihen në mënyrë elektronike të gjitha procedurat e prokurimit publik me vlera të mëdha dhe të mesme.

Te gjitha sqarimet e dhëna lidhur me përdorimin e platformës elektronike e te cilat janë dhënë nga KRPP për nivelin qendrore vlejnë edhe për autoritetet ne nivelin lokal (shih shkresa e publikuar e datës 30.08.2016).

KRPP, me qellim lehtësimi dhe te përkrahjes se autoriteteve kontraktuese ne te gjitha nivelet ka iniciuar një proces te vazhdueshëm TRAJNIMI i cili do te jete i vazhdueshëm për aq sa do te konsiderohet i nevojshëm dhe/ose i kërkuar nga ana e AK-ve. Ne këtë proces trajnim do te përfshihen te gjithë zyrtaret e prokurimit nga te gjitha AK-te.

Fillimisht ne këtë faze janë përfshirë se paku nga dy zyrtare nga secili autoritet kontraktues ne nivelin lokal duke vazhduar ne fazën tjetër (menjëherë pas kësaj) me rritjen e numrit nga këto autoritetet dhe nga ato ne nivelin qendrore.

Trajnimet e cekur me lart do te jene te lidhura vetëm me prokurimin elektronik – Sistemi elektronik i Kosovës dhe do te jete një trajnim shtese i cili nuk është dhe nuk do te konsiderohet pjese e trajnimeve te rregullta te cilat i ndërmerr KRPP ne fushën e Prokurimit Publik. Për këtë qellim KRPP ka siguruar edhe përkrahjen e Institucioneve vendore por edhe te donatoreve.

Departamenti i Trajnimeve pran KRPP-se është i autorizuar dhe përgjegjës për përpilimin e listave dhe zbatimin e procedurave tjera për organizmin dhe mbajtjen e trajnimeve te cekura me lart ne DEMO sajtin e platformës elektronike te Republikës se Kosovës.

Për te gjitha hapat ne vazhdim do te njoftoheni me kohe.