24.03.2017 Njoftim për të gjitha Autoritetet Kontraktuese
Komisioni Regullativ i Prokurimit Publik ju njofton se me qëllim që të bëjmë një planifikim sa më të mirë për Organizimin e Trajnimeve për vitin 2017, të gjitha Autoritete Kontraktuese të Kosovës ( Niveli Qendrore,Lokal, Ndër.Publike) janë të obliguar që të dorëzojnë në KRPP listën e Zyrtarëve të prokurimit (personelit, stafit të prokurimit ) dhe të caktojnë se cilët prej tyre nuk kane certifikatë themelore profesionale të prokurimit me validitetë 2017-2019.
Listën e personave të prokurimit Autoriteti Kontraktuese është i obliguara ta dorëzoj të nënshkruar dhe të vulosur nga Zyrtari Kryesore Administrative i Autoritetit Kontraktues në Arhivën e KRPP-së brenda afatit nga 27.03.2017 deri me 11.04.2017.
Gjithashtu KRPP-ja , ju përkujton se të gjitha Autoritetet Kontraktuese të Kosovës në mbështetje të nenit 23,5 dhe 23.6 të LPP-së janë të obliguara që të dorëzojnë në KRPP, deklaratat nën-betim për secilin anëtarë-punonjës të prokurimit.
|