Shqip  | Srpski  | English



Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Kërko:

30.03.2017
KRPP

Në mbështetje të paragrafit 2, nën-paragrafit 2.8 të nenit 87 dhe nenit 91 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, me qëllim të zbatimit të drejtë të paragrafëve 2 dhe 3 të nenit 9 të këtij ligji ofron këtë:

INTERPRETIM (Shkarko)

Para inicimit te cilit do aktivitet prokurimi duhet përmbushur saktësisht te gjitha kërkesat e nenit  9 te LPP-ës.  M

os përmbushja e te gjitha kërkesave (paragrafëve ) nga neni i cekur me lart përbën shkelje serioze te dispozitave te LPP-se dhe legjislacionit dytësore për prokurim publik si dhe te dispozitave te Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike.

KRPP, ne veçanti i rikujton autoritetet kontraktuese se mos respektimi i paragrafëve 2 dhe 3 te nenit 9 të LPP-se, përkatësisht inicimi i aktiviteteve te prokurimit pa siguruar mjetet financiare (ne pajtim me paragrafin 2 te nenit 9 te LPP-se) dhe/ose duke aplikuar paragrafin 3 te nenit 9 edhe për projektet te cilat teknikisht do te duhej implemtuar gjate vitit fiskal (projektet te cilat nuk i takojnë kësaj kategorie- trajtimi i projekteve shume vjeçare vetëm për shkaka te mungese se mjeteve buxhetore) konsiderohen shkelje serioze te legjislacionit për prokurim Publik dhe legjislacionit mbi menaxhimin e financave Publike.

Sqarimet e KRPP-se

Me qellim te evitimit te cilës do paqartësi ligjore lidhur me këtë çështje, KRPP  ju rikujton si ne vijim;
1. Para se të fillohet me ushtrimin e çfarëdo aktiviteti të prokurimit, ZKA i autoritetit kontraktues duhet të sigurojë që të bëhet një vlerësim formal i nevojave.(paragrafi 1 i nenit 9 te LPP-se).
2. Nëse ZKA konstaton se vlerësimi i nevojave e arsyeton ushtrimin e aktivitetit të prokurimit atëherë ZKA sipas paragrafit 2 të po këtij neni:

“...i dërgon një kopje të këtij vlerësimi ZKF të autoritetit kontraktues. ZKF siguron se ka mjete financiare në dispozicion për prokurimin përkatës dërgon një kopje të këtij vlerësimi ZKF të autoritetit kontraktues. ZKF siguron se ka mjete financiare në dispozicion për prokurimin përkatës. Nëse autoriteti kontraktues është autoritet publik ose organizatë buxhetore, ZKF në pajtim me dispozitat e aplikueshme të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publik dhe Përgjegjësitë dhe Rregullat Financiare do të sigurojë nëse janë ndarë mjete të mjaftueshme financiare për prokurimin përkatës në shumë të mjaftueshme për përmbushjen e detyrimeve që mund të dalin si rezultat i prokurimit në fjalë gjatë vitit aktual fiskal

3.Ndërsa në rast se prokurimi përkatës do të shkaktojë ngritjen e obligimeve financiare të cilat do të përmbushen nga ndarjet buxhetore që pritet të bëhen në vitet e ardhshme fiskale, paragrafi 3 i nenit 9 përcakton se:

 

“ ZKF do të (i) sigurojë që tabelat e bashkëngjitura Ligjit për Ndarjet Buxhetore ofrojbazë të arsyeshme për të pritur se në vitet a ardhshme fiskale do ti ofrohen fonde të mjaftueshme për përmbushjen e obligimeve të tilla (ii) të përfshijë në kontratën përkatëse publike një dispozitë që qartësisht e kushtëzon zbatueshmërinë e obligimeve të parashtruara në kontratë, me legjislacionet e ardhshme të rvetësimeve, të fondeve  me qëllim  të përmbushjes,  dhe në një shumë të mjaftueshme për  përmbushjen e obligimeve të tilla”.

Në veçanti në rast se një aktivitet i prokurimit do të shkaktoj ngritjen e obligimeve financiare të cilat do të përmbushen nga ndarjet buxhetore që pritet të bëhen në vitet e ardhshme fiskale ( projektet implementimi i te cilave nuk mund te kryhet brenda vitit fiskal dhe/ose detyrimisht lidhen me vitet fiskale ne vazhdim si p.sh. kontratat kornize me afat 36 muaj, projektet komplekse për investime kapitale te cilat nuk mund te përfundojnë brenda vitit fiskal et.) për veç plotësimit të kërkesave që rrjedhin nga paragrafi 3 i nenit 9 të LPP-ës, Autoritetit Kontraktues duhet të dëshmoj që një aktivitet i tillë është përfshirë edhe në planifikimin e periudhës afatmesme (KASH).

Me saktësisht sipas nenit 20 paragrafi 11 pika k. te Rregullave dhe UOPP, kërkohet qe autoritetet kontraktuese saktësisht te caktojnë datën e fillimit dhe mbarimit te implementimit te projektit -kontratës.
AK duhet te përgatisë Planifikimet e kërkuara ne mënyrë profesionale dhe ligjore duke  identifikuar ne mënyre detale ( ne një nivel të arsyeshëm)  të gjitha furnizimet, shërbimet dhe punët që autoriteti kontraktues synon ti prokurojë gjatë vitit të tillë fiskal. AK, duhet te përgatis dhe dorëzoje se bashku me Planifikimin detale edhe Planin e Prokurimit me te cilin do te përcaktohen qarte afatet (periudha) kur priten te realizohen aktivitetet e prokurimeve te planifikuara për vitin ne vijim.

Në përmbledhje të të gjitha atyre që u thana më lartë, KRPP, konsideron se secili Autoritet Kontraktues është i obliguar që para fillimit të inicimit të një aktivitetit të prokurimit ti përmbush kërkesat e nenit 9 të LPP-ës dhe kërkesat e nenit 20 paragrafi 11 pika k e Rregullores mbi prokurimin publik. Po ashtu autoritetet kontraktuese duhet te plotësojnë dhe respektojnë edhe dispozitat e Ligjit dhe rregullave mbi menaxhimin e Financave Publike. Inicimi dhe ekzekutimi i cilit do aktivitet prokurimi ne kundërshtim me këto dispozita konsiderohet kundërligjorë dhe përgjegjësia mbete mbi zyrtaret e autoriteteve kontaktuese te cilët kanë ndërmarr veprime te tilla kundërligjore.