Shqip  | Srpski  | English



Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Kërko:

26.04.2017

Në mbështetje të paragrafit 2, nënparagrafit 2.8 të nenit 87 dhe nenit 91 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, KRPP nxjerrë këtë:

INTERPRETIM (Shkarko)

Sipas paragrafit 4 të nenit 27 të këtij ligji, Kërkesat e përcaktuara në Dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë duhet të jenë identike.
Sipas nenit 57 të këtij ligji, autoriteti kontraktues nuk është i obliguar të kërkojë sigurinë e tenderit për secilin aktivitet të prokurimit. Në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni, Gjatë një aktiviteti të prokurimit që shpie drejt dhënies së një kontrate me vlerë të mesme ose të madhe, autoriteti kontraktues mund të kërkojë nga tenderuesit që të depozitojnë siguri (garantim) për tender.
Sipas paragrafit 2 të këtij neni, Nëse autoriteti kontraktues vendos një kërkesë për sigurimin e tenderit, kërkesa e tillë do të aplikohet për të gjithë tenderuesit.
Sipas nenit 29 .6 të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurimin Publik, Sigurimi i tenderit do të qëndroj valid për një periudhë prej tridhjetë (30) ditë pas skadimit të periudhës së validitetit të tenderit.
Bazuar në rastin e AK-së: “Me dt. 09/02/2017 është publikuar në sistemin elektronik të prokurimit Formulari (B54) për korigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuara, përmes të cilit janë bërë disa ndryshime në Dosjen e tenderit, mirëpo afati i sigurimit të tenderit nuk është ndryshuar. Në të njëjtën kohë është publikuar në sistem Dosja e re e tenderit me ndryshime, por në këtë dosje është ndryshuar edhe kohëzgjatja e sigurimit të tenderit nga 90 ditë në 120 ditë. Formulari B54 dhe dosja e dytë kanë këtë mospërputhje”.
KRPP, konsideron se është një kontradiktë në mes të Formularit B54 dhe Dosjes së të Tenderit, Pasi që në Formularin B54 me gjithë ndryshimet tjera të bëra, nuk është ndryshuar periudha e validitetit të sigurimit të tenderit, ndërsa në dosjen e re të tenderit është ndryshuar periudha e validitetit të sigurimit të tenderit nga 90 ditë në 120 ditë.
Pasi qe kjo kontradiktë është shkaktuar nga Autoriteti Kontraktues, për shkak të parimeve themelore të LPP (Barazia në trajtim neni 7 i këtij ligji) autoriteti kontraktues nuk mund të "ndëshkoj" asnjë operatorë ekonomik për shkak të gabimit të vetë autoritetit kontraktues.

Sigurimi i tenderit sipas nenit 57 të këtij ligji është kërkesë opcionale dhe nëse vendoset në Dosjen e Tenderit dhe në Njoftimin për Kontratë duhet të vendoset për një periudhë kohore që do të jetë 30 ditë më shumë se periudha e validitetit të tenderit që sipas nenit 31 të Rregullave dhe UOPP periudha e validitetit të tenderit duhet të jetë jo më shumë se që është e nevojshme dhe do të jetë e mjaftueshme për AK të bëjë vlerësimin e tenderëve të pranuar dhe të bëjë dhënen dhe nënshkrimin e kontratës. Nëse në përputhje me rrethanat brenda periudhës së validitetit të tenderit nuk mund të bëhet vlerësimi dhënia dhe nënshkrimi i kontratës, AK sipas paragrafit 31.4 të këtij neni do të kërkojë një zgjatje të validitetit të tenderit para se ajo të skadoj. Në përputhje me rrethanat nga të gjithë tenderët do të kërkohet që gjithashtu të zgjasin validitetin e sigurimit të tenderit të tyre (paragrafi 31.5).

Pra, sigurimi i tenderit është një kusht që vlenë vetëm deri në nënshkrimin e kontratës dhe mund të kërkohet për arsyet e përcaktuara në nenin 57 të këtij ligji.

LPP nuk përcakton ndonjë dispozitë e cila përcakton se në një rast të tillë procedura e tenderit mund të anulohet.

Megjithatë, është përgjegjësi e autoritetit kontraktues të sigurojë që njoftimi për kontratë dhe dosja e tenderit janë në përputhje me njëra-tjetrën.

Raste të tilla janë duke ndodhë në praktikë gjatë përdorimit të sistemit elektronik të prokurimit publik, prandaj me qëllim të funksionimit të platformës, si dhe me qëllim që mos me shkaktu huti tek OE-të, çdo korigjim i njoftimeve duhet të bëhet duke përdorë FS: “B54 Formulari për korigjimin në njoftimet e publikuara”. Me rasin e korigjimeve, në asnjë mënyrë AK-të NUK duhet të hartojnë Dosje të re të Tenderit, por në përputhje me nenin 25.7 të Rregullave dhe UOPP ndryshimet në Dosjen e tenderit do të bëhen në formë të shtojcës dhe do të publikohen në platformën elektronike/ do të dërgohen tek të gjithë OE-të që kanë pranuar Dosjen e Tenderit.