Shqip  | Srpski  | English



Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Kërko:

22.09.2017 Njoftim për trajnim

foto 01

Programi Themelor – Bazik i certifikimit për prokurim Publik Niveli Qendror, Niveli Lokal / Ndërmarrjet Publike.
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik,  në bashkëpunim IKAP dhe me projektin  e USAID “Komunat Transaparete, Efektive dhe Llogaridhënëse” - TEAM, filloi organizimin e trajnimit për Programin themelor – Bazik për prokurim publik me qëllim që të certifikojë edhe pjesën tjetër të zyrtarëve që kanë aplikuar,  në bazë të njoftimit të publikuar në web-faqe të KRPP-së.

Trajnimi ka filluar të mbahet nga data 19.09.2017,  në dy salla me grupe të caktuara dhe sipas planit kalendarik, dhe do te zgjas 15 dite trajnim për secilin pjesëmarrës, të publikuara në faqen e KRPP-së.

foto 02

Të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit janë të obliguar që të përcjellin trajnimin dhe në fund të i nënshtrohen testit me qëllim që të pajisen me certifikatë themelore profesionale të prokurimit.