Shqip  | Srpski  | English



Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Kërko:

03.11.2017 Ftesë për Trajnim në Prokurim Elektronik

KRPP ju njofton se, në bashkëpunim me IKAP-in, e në mbështetje të projektit të USAID Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM), do të filloj organizimin e trajnimeve praktike dy ditore për shfrytëzimin e platformës elektronike për zyrtarët e prokurimit dhe auditorët e mbrendshëm të të gjitha institucioneve të sektorit publik (Kuvendi, Presidenca, Kryeministria, Ministritë, Komunat, Agjencionet, Autoritetet dhe Zyrat, Këshillat dhe Komisionet, Akademia, Universitetet Publike, Institutet Publike dhe Korporatat-ndërmarrjet publike), të cilët nuk kanë pasur mundësinë ta ndjekin këtë lloj të trajnimit të organizuar përmes thirrjeve të më hershme.

Me qëllim  të planifikimit sa më të mirë, KRPP-ja  kërkon  nga menaxheret e institucioneve apo pjesëmarrësit që të plotësojnë dhe dorëzojnë formularin për aplikim (Shkarko) me informata për institucionin dhe përfaqsuesin e caktuar.
Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në  e-mailin  zyrtar të KRPP-së për trajnime: trajnimet.krpp@rks-gov.net  deri me 17 Nëntor 2017.
Përbërja e grupeve dhe orari i trajnimeve do të publikohet në faqen e KRPP-së deri me datë 24.11.2017.