Shqip  | Srpski  | English



Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Kërko:

08.12.2017 Ftesë për Trajnim në Prokurim Elektronik për Operatorët Ekonomik

Meqenëse nga 01.01.2018 të gjitha Autoritetet Kontraktuese në nivel qendror dhe nivel lokal do të jenë të obliguara që të gjitha procedurat e prokurimit t’i zhvillojnë nëpërmjet platformës elektronike, KRPP ju njofton se, në bashkëpunim me IKAP-in, e në mbështetje të projektit të USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM), do të fillojë organizimin e trajnimeve dy ditore për shfrytëzimin e platformës elektronike. Trajnimet do të organizohen për të gjithë Operatorët Ekonomik (OE) të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) dhe të mëdha të regjistruara në Republikën e Kosovës, të interesuara për vijimin e këtij trajnimi dy ditor, i cili do të jetë pa pagesë.
Me qëllim  të planifikimit sa më të mirë, KRPP-ja  kërkon  nga menaxheret e OE caktimin e një personi  që është i  ngarkuar me pergaditjen dhe dorëzimin e tenderëve në Autoritete Kontraktuese, që të:

  • Plotësojnë dhe dorëzojnë formularin për aplikim (Shkarko) me informata për përfaqsuesin e caktuar; dhe
  • kopjen e regjistrimit të biznesit/organizatës

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në  e-mailin  zyrtar të KRPP-së për trajnime: trajnimet.krpp@rks-gov.net  deri me 21.12.2017.
Përbërja e grupeve dhe orari i trajnimeve do të publikohet në faqen e KRPP-së deri me datë 28.12.2017.