Shqip  | Srpski  | English



Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Kërko:

13.12.2017 - Njoftim për trajnim për Prokurim Elektronik - Nivelin Qendror dhe Lokal

KRPP ju njofton se në bashkëpunim me IKAP-in dhe në mbështetje të programit të projektit të USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM), organizon trajnim dy ditor për  prokurimin Elektronik për të gjithë zyrtarët të cilët kanë aplikuar në bazë të njoftimit të publikuar në Web-faqen e KRPP-së të datës 03.11.2017.

  • Trajnimi do të fillojë të mbahet nga data 20.12.2017 deri me datën 28.12.2017
  • Trajnimi mbahet në Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP) Kompleksi i Rilindjes, Kontejneri Nr: 3, Kati përdhesë, Prishtinë.
  • Trajnimi për një grup zgjat dy ditë me orar 9:30 - 15:00.

Të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit që gjenden në lista obligohen që të marrin me vete Laptopët e tyre, të respektojnë grupin e caktuar në listën dhe planin kalendarik të trajnimit të përpiluar për grupe:

  • Listat me grupe të caktuara të trajnimit. (Shkarko
  • Plani kalendarik i trajnimit për prokurim elektronik, dhjetor 2017 (Shkarko


Vëmendje :
Zyrtarët të cilët kanë aplikuar për këtë trajnim, por që sipas evidencës tonë ata e kanë ndjekur atë në periudha të më hershme, nuk janë përfshirë në këto grupe. Gjithashtu në këto lista nuk janë përfshirë edhe zyrtarët e bizneseve dhe OSHC / OJQ-ve të cilët kanë aplikuar në këtë trajnim, sepse sipas shpalljes së publikuar në faqe të KRPP-së me datë 08.12.2017, për ta do të organizohet trajnim i veçant dhe se edhe këto biznese dhe OSHC / OJQ-ve do të përfshihen në trajnimet e Janarit 2018.