Shqip  | Srpski  | English



Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Kërko:

16.01.2018 Njoftim per AK (Shkarko)

Me qëllim të eleminimit të gabimeve të bëra nga Autoritetet Kontraktuese ne sistem te prokurimit elektronik me rastin e përdorimit të funksionit “KORRIGJIMI I PROCEDURËS” për cilëndo procedurë të prokurimit të publikuar, sidomos në rastin e përdorimit të këtij funksioni me qëllim edhe të zgjatjes/ndryshimit të datës për Mbyllje/ Afatit per dorezimin e ofertave- kerkeses per pjesemarrje, tavolina ndihmëse e Sistemit të Prokurimit Elektronik të KRPP-së nëpërmjet këtij njoftimi këshillon të gjithë zyrtarët e Autoriteteve Kontraktuese që:

1. Të ndjeken me kujdes të gjitha instruksionet e dhëna në formë tekstuale ne secilin hap tek “Ndryshimi i procedurës në prokurim”;

2. Në rastin specifik të “Ndryshimit të afatit për dorëzimin e ofertave” është e domosdoshme dhe obligative që ndryshimi i datave të bëhet vetëm në hapat 8. Informacionet administrative, dhe 10. Kushtet për marrjen e dosjes së tenderit;

3. Në hapin e 12 dhe 13. Teksti/Datat të cilat duhet të përmirësohen në njoftimin original, butoni “SHTO” përdoret vetëm në rast të ndryshimit tekstual, ndërsa datat e ndryshuara në hapin e 8 dhe 10 shfaqen automatikisht me klikimin e butonit “Rifresko” dhe “Ruaj dhe Vazhdo”;

4. Hapat e tjerë në procedurë për cfarëdo ndryshimi/korrigjimi tjetër përdoren në pajtim me instruksionet në secilin hap;

5. Pas krijimit dhe dërgimit për publikim të “Formularit standard për korrigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuara (B54)” të verifikojnë në sistem të prokurimit elektronik nëse me publikimin e formularit B54 (i cili publikohet 48 orë pas dërgimit për publikim) janë ndryshuar edhe datat/afatet për dorëzimin e ofertave, ndryshim i cili është i mundur vetem nëse ndryshimi i datave është bërë në pajtim me pikat 2 dhe 3 të këtij njoftimi.

Shënim: Për lehtësim, më poshtë bashkangjitur këtij njoftimi janë edhe disa printscreen që ilustrojnë intervenimet e domosdoshme në hapin 8, 10, 12 dhe 13.

Gjithashtu, përkundër këtij njoftimi të gjitha autoritetet kontraktuese këshillohen që në cdo kohë të kontaktojnë tavolinën ndihmëse të KRPP-se për cfarëdo paqartësie gjatë përdorimit të funksionit “Korrigjimi i Procedurës”.