Shqip  | Srpski  | English



Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Kërko:

20.04.2018 Njoftim sqarues

Perdorimi i formularit B58 “Njoftimi mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues (Shkarko)

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik në pajtim me Nenin 87, paragrafin 2, nën paragrafin 2.9 dhe nenin 91 paragrafin 1 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, me qëllim të funksionimit të mirë të Platformës elektronike të Prokurimit Publik, ka bere plotësimin dhe ndryshimin per “A01 Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik”, qe ka hyre në fuqi me dt. 16.04.2018 dhe zbatohen për të gjitha aktivitetet e prokurimit të iniciuara pas datës së hyrjes në fuqi të këtyre Rregullave.

Dokumenti i publikuar per “A01 Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik”, permbane pjeset tekstuale te plotesuara dhe ndryshuara nga version i meparshem (te theksuar/hijezuar me ngjyre te verdhe), megjithate KRPP nepermjet ketij njoftimi sqarues, ofron sqarime dhe instruksione shtese ne lidhje me disa nga ndryshimet te cilat duhet te zbatohen gjate perdorimit te platformes elektronike nga te gjithe perdoruesit, Autoritetet Kontraktuese dhe Operatoret Ekonomik.

1. Perdorimi i formularit B58 “Njoftimi mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues” Sqarim: Ashtu sic eshte specifikuar ne piken Nr:43. Njoftimi i Tenderuesve / Kandidatëve, autoritetet kontraktuese duhet të lëshojë/dergoje letra njoftuese për të gjithë tenderuesit/ kandidatët,duke perdorur platformen e prokurimit elektronik, perfshire publikimin e “Njoftimit mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues”.

Pergaditja e letrave njoftuese dhe dergimi tek te gjithe tenderuesit/kandidatet, perfshire pergaditjen dhe publikimin e formularit “Njoftimi mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues” behet ne te njejten dite, duke perdorur funksionet “ Dokumentet tjera ne procedure” (per letra njoftuese) dhe “Shtoni dokument te ri” (per publikimin e B58 “Njoftimit mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues”). Shenim: Formulari B58 shkarkohet nga web faqja e KRPP-se, ne kuader te Legjislacionit Sekondar.