Shqip  | Srpski  | English


Kërko:


Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Draft Koncept Dokumenti për Fushën e Prokurimit Publik

Përmbledhje e shkurtër rreth Draft Koncept dokumenti në fushën e Prokurimit.

___________________________________________________________________________

Prokurimi publik përbën një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik të vendit duke marrë parasysh që përbën një të pestën e bruto produktit vendor dhe rreth gjysma e buxhetit të shtetit zbatohet përmes sistemit të prokurimit.

Procesi i reformave, ndryshimeve dhe përmirësimeve të sistemit të prokurimit publik është përcjellë nga nevoja për të përcjellë zhvillimet e reja bashkëkohore si: avancimi i teknologjisë |prokurimi - elektronik, ngritja e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës, avancimi i zhvillimit ekonomik dhe social, si dhe nevojat e përafrimit dhe harmonizimit me legjislacionin e BE-së.

Megjithatë, zhvillimet dhe reformat në sistem të prokurimit gjithmonë kanë nevojë të përcillen nga proces të analizave të politikave dhe ndërtim të një vizoni dhe qasje gjithëpërfshirëse dhe mirë të analizuara, me qëllim të prioritizimit të veprimeve dhe përdorimit sa më të mirë të burimeve njerëzore, financiare dhe të tjera në mënyrë të planifikuar dhe të koordinuar. Hapat e vazhdueshëm për përmirësim ka shtyrë iniciativën e Rishkrimit të Ligjit  të Prokurimit Publik.

Draft Koncept Dokumenti për Fushën e Prokurimit Publik   ... Shkarko

DOKUMENT KONSULTIMI PËR DRAFT KONCEPT DOKUMENTI NË FUSHËN E PROKURIMIT  ... Shkarko