Shqip  | Srpski  | English


Kërko:


Publikimet e Agjencionit Qendror të Prokurimit


Tryeza me temë “Sfidat në procesin e prokurimit publik”?? (Shkarko)

Është mbajtur tryeza me temë “Sfidat në procesin e prokurimit publik”, e organizuar nga Këshilli Nacional i Prokurimit Publik dhe Projekti USAID/TEAM – Komuna Trasparente, Efektive dhe Llogaridhënëse .
Në këtë tryezë, të udhëhequr nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, kanë marrë pjesë përfaqësues nga Zyra e Prokurorit të Shtetit , Prokuroria Themelore në Prishtinë , Policia e Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit, Inspektorati Policorë, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Autoriteti Qendror i Prokurimit dhe USAID.
Në këtë tryezë janë adresuar sfidat në Prokurimin Publik nëpërmes Këshillit Nacional të Prokurimit Publik me qëllim adresimin e të gjitha sfidave që ndërlidhen me akterët dhe për të sqaruar sfidat e secilit institucion në fushën e Prokurimit Publik.
Kryetari i KRPP-së, Z. Osman Vishaj, ka falënderuar USAID-in për kontributin e vazhdueshëm në fushën e Prokurimit Publik dhe ka deklaruar se qëllimi i kësaj tryeze është rritja e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet institucioneve që ndërlidhen direkt me fushën e Prokurimit Publik në mënyrë që shihet se cilat janë sfidat dhe çfarë mund të bëjë KRPP dhe akterët pjesmarrës për adresimin dhe eliminimin e këtyre sfidave